Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Po ashtu, Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Siç ka njoftuar emisari, temë kryesore e këtyre takimeve ishte dialogu dhe rruga përpara takimit të 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sot pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusuam në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.
“Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Lajçak në Twitter, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me Plotner./Njeshi/