Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” Proton Cable Prizren do të ballafaqohet me Pejën.
Ndeshja luhet në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Përballja në fjalë është shumë e rëndësishme për të dyja palët.
Aktalisht prizrenasit i kanë dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët tri fitore e pesë humbje. /Njeshi/