15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Në punësim gratë vazhdojnë të jenë më të diskriminuara se burrat

Shanset për të përjetuar diskriminim me bazë gjinore në punë janë 2.8 herë  më të mëdha për gratë sesa për meshkujt, kurse diskriminimi ndodh kryesisht në punësim, promovim, lejen e lindjes dhe ngacmimin seksual në punë.

Kështu u tha gjatë lansimit të raportit të ri “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”, i cili u mbështetë nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, dhe Zyrën Suedeze në Kosovë.

Kryetarja e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, Ariana Qosaj Mustafa  tha se diskriminim në baza gjinore mbetet një sfidë dhe  numri i grave të punësua vazhdon të mbetet i ulët. Sipas saj sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet i sfiduar në këtë aspekt, marr parasysh rastet e trajtuara deri më tani për diskriminim gjinor në punë.

Kurse, Luigi Brusa shef i sektorit të bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se e drejta për pronësi për gratë vazhdon të mbetet mjaftë e ulët dhe kjo ndërlidhet shumë me aspektin kulturor.  Ai tha se duhet një legjislacion modern dhe i zbatueshëm me qëllim që të luftohet diskriminimi në baza gjinore, teksa kërkoi nga Qeveria e Kosovë të punoj më shumë në diskriminim gjinor në aspektin e punësimit çoftë në sektorin publik apo privat. Brusa kërkoi që të paguhet çmimi i njëjtë për punën e njëjtë që bëhet pavarësisht aspektit gjinor.

Se diskriminimi gjinor vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës e pranoj edhe kryesuesja e Agjencisë për Barazi Gjinore që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia e cila tha se ky raport ka treguar se kemi ngecje në zbatimin e kornizës ligjore që mbron nga diskriminim dhe garanton të drejta të barabarta. Gusia theksoi se ky raport ka vërtetuar se Kosova vazhdon të ballafaqohet me stereotipe gjinore.

Përfaqësuesja e institucionit të Avokatit të Popullit, Edona Hajrullahu u shpreh se gratë vazhdojnë të mbesin ndër grupet më të margjinalizuara në vend, teksa edhe problemet e tyre vazhdojnë të jenë të njëjta me vitet e kaluara. Sipas saj gratë nuk përfitojnë nga të drejtat të cilat ua garanton edhe Kushtetuta e Kosovës, ndërsa detyrë e institucioneve mbetet që të punojnë më shumë në zbatim të praktikave ligjore.

Raporti “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë”  ka dalë edhe me disa rekomandime siç janë rëndësia e ndryshimit të Ligjit të Punës, nevoja për më shumë inspektor të punës, dhe nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet institucioneve relevante dhe shoqërisë civile.Për këtë raport janë intervistuar 3782 respodentë, prej tyre 67 për qind kanë qenë gra, kurse vetëm 33 për qind burra./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...