Feronikeli, me 42 pikë kryeson në tabelën e klasifikimit, i ndjekur nga Prishtina, që është e dyta me 40 dhe Llapi, që zë vendin e tretë me 38 pikë.
Këto tri ekipe sipas të gjitha gjasash pritet të jenë edhe skuadrat që do të synojnë titullin e kampionit për këtë edicion meq rivalët të tjerë mbeten relativisht largë këti synimi.
Të shtunën zhvillohen tri ndeshje dhe çiftet rivale janë: Drenica – Ferizaj, Ballkani – KEK-u dhe Gjilani – Flamurtari.
Ndërsa të dielën ballafaqohen: Feronikeli – Llapi, Prishtina – Liria dhe Trepça 89 – Drita. Të gjitha takimet e kësaj jave fillojnë prej orës 13.00
Të shtunën dhe të dielën fillon pjesa pranverore në ligën e parë të Kosovës në futboll, ndeshjet me interesante pritet të zhvillohen në mes Vitisë dhe Besës si dhe Arbërisë e Vushtrisë. Edhe takime e ligës së parë fillojnë prej orës 13.00.Njeshi.com
]]>