20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Në Riad mbahen bisedime që synojnë të nxisin një marrëveshje paqeje në Gaza

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë do të jenë në Riad këtë javë për bisedime që synojnë të nxisin një marrëveshje paqeje në Gaza që do të mbahet në margjinat e një takimi të Forumit Ekonomik Botëror, tha të shtunën presidenti i WEF.

“Ne kemi lojtarët kryesorë tani në Riad dhe shpresojmë se diskutimet mund të çojnë në një proces drejt pajtimit dhe paqes”, tha Borge Brende në një konferencë shtypi në Riad, duke shtuar se kriza humanitare e Gazës do të ishte në rendin e ditës, shkruan The Guardian,

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të marrë pjesë në takime së bashku me liderët rajonalë duke përfshirë kryeministrin e Katarit, ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite, princin e kurorës së Omanit dhe zyrtarët e Bahrejnit, tha Brende.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, tha Brende, do të jetë aty për të informuar zyrtarët mbi një raund bisedimesh që negociatorët egjiptianë të mbajtur në Izrael të premten në përpjekje për të rifilluar përpjekjet e ngecura për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të kthyer pengjet e mbetura izraelitë, raportoi Reuters.

“Tani ka një momentum të vogël për negociatat mbi pengjet dhe gjithashtu një armëpushim të mundshëm,” tha Brende./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...