Ministri palestinez i Shëndetësisë deklaroi të enjten se gjatë ditëve të fundit në Gaza kanë vdekur 29 fëmijë dhe persona të moshuar si pasojë e urisë, dhe mijëra të tjerë janë në rrezik.
“Gjatë ditëve të fundit kemi humbur 29 fëmijë”, u tha ai gazetarëve, duke i përshkruar këto si “vdekje të lidhura me urinë”.
Reuters raporton se ai më vonë sqaroi se numri total përfshin si të moshuar, ashtu edhe fëmijë.
Majed Abu Ramadan është ministër në Autoritetin Palestinez me qendër në Ramallah dhe nuk është pjesë e administratës shëndetësore që drejtohet nga Hamasi në vetë Gazën.