15.4 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Në rrjete sociale qarkullojnë thirrje për protestë tek Ura e Ibrit, reagon Policia dhe Ministri i Mbrojtjes

Persona të panjohur, kanë bërë thirrje në rrjete sociale, që sot të protestohet te Ura e Ibrit në shenjë solidarizimi me Policinë e Kosovës.

Këto thirrje, i kanë rënë në sy Policisë së Kosovës e cila ka bërë thirrje që të njëjtat të shpërfillen, derisa reagoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, ka bërë me dije Policia.

“Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend”, thotë Policia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se thirrjet për protestë në juf të Mitrovicës dhe për marshim drejt veriut të vendit nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

Sveçla tha përmes një reagimi në Facebook se ky organizim tenton në nxisë tubime të panevojshme dhe “po përhapet nga persona të panjohur me profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...