4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Në Shqipëri 95 mijë diabetikë, rriten me shpejtësi shifrat me këtë sëmundje

Kequshqyerja dhe stili i jetesës kanë ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve nga diabeti në Shqipëri.

Përllogariten afro 95 mijë persona të diagnostikuar, por kjo shifër është edhe më e madhe, pasi shumë nga qytetarët e prekur nuk e dinë që janë me diabet.

Për herë të parë për pacientet me diabet kanë mbërritur sensorët që masin gliceminë në gjak.

“Ky është një lajm i mirë sepse me këtë metodë nuk shpojnë gishtin, por e matin me një aparat në krah”, tha kreu i shoqatës, Florian Toti.

Pacientët me diabet, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, trajtohen me  barna dhe 20% e fondit të rimbursimit shkojnë për trajtimin e këtyre pacientëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...