17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Në shtator nis mësimi tërëditor në disa shkolla të Prishtinës, Rama shpalos detaje

Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e Kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama tha se kjo është “reforma më e madhe e nisur ndonjëherë në kryeqytet  dhe do të jetësohet këtë shtator…”

“Ky vendim është dëshmi e përkushtimin tonë primar në arsim dhe shkollimit cilësor të fëmijëve tanë”, tha Rama ndër të tjera.

Ai tha se kjo do të ndikojë edhe në jetën e prindërve dhe do të ndikojë po ashtu në lehtësimin e komunikacionit.

“Do të ketë impakt pozitiv edhe në përmirësimin e komunikacionit në vend, sepse prindërit do të bëjnë më pak lëvizje për të shkruar dhe marrë fëmijët. Do të ketë edhe më pak stres të prindërit, sepse nuk kanë nevojë prindërit që të shkojnë dhe të marrin fëmijët e tyre”, tha Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...