1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Në shumë familje kosovare u përdor dhunë gjatë 24 orëve të fundit- 6 raste u raportuan

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Duke mos llogaritur këtu ato raste të cilat nuk raportohen fare, duket qartë se në familjet kosovare ka thuajse çdo ditë përballje me dhunën.

Tri nga këto raste të dhunës u raportuan në rajonin e Prishtinës, një në Suharekë, një tjetër në Rahovec dhe një në Skenderaj.

Në të gjitha këto raste të raportuar së fundi viktimat ishin femra, transmeton lajmi.net.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 16.12.2024 – 14:50. Është ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 16.12.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc / 16.12.2024 – NN.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.DHUNË NË FAMILJE

Suharekë / 16.12.2024 – 17:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 16.12.2024 – 16:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Skenderaj / 31.10.2024 – 12:00. Me 16.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...