13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Në Spitalin e Pejës kryhet operimi i rrallë tek një paciente e re

Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Pejë ka njoftuar se sot është kryer një operim i rrallë tek një paciente e re me karcinom ovariale metastatike.

“Bashkëpunimi i kamotshëm profesional në mes të Kirurgëve të Institucionit tonë e në veçanti i Dr.Fazli Shala me Kirurgun nga Italia Dr. Alfonso Recoradare po bënë të mundur që në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë të kryhen operacione delikate që kryhen vetëm në Institucione më të njohura botërore. Edhe kësaj radhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është kryer me sukses një intervenim kirurgjik shumë kompleks tek një paciente e re me karcinom ovariale metastatike”.

Intervenimi është kryer nga ekipi i përbërë nga Dr. Alfonso Recoradare, Dr. Fazli Shala dhe Dr. Ramadan Daci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...