Policia e Kosovës në Suharekë njofton se me datën 06.08.2024, rreth orës 21:30 ka marre informatën se ne fshatin Straviqinë të kësaj komune, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin 43-vjeçar me inicialet A.M., tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale një pistoletë dhe një karikator.
Bëhet e ditur se i dyshuari u shoqërua në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit u ndalua për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Njeshi/