11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Në takimin e thirrur nga Merkel dhe Macron më 29 prill në Berlin, do të jetë edhe Mogherini

Brukseli pret që në takimin e Berlinit, më 29 prill, presioni të vendoset ndaj të dyja palëve, Prishtinës dhe Beogradit. Në takimin ku do të jenë presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, duhet të vendoset për vazhdimin e dialogut. Kështu thonë nga zyra e kryediplomates evropiane, Federica Mogherini.

“Nëse ka spekulime se Gjermania dhe Franca, liderët e të cilave kanë ftuar këtë takim, përmes tij duan të marrin rolin primar në dialog, nuk ka asnjë pengesë për Brukselit, pasiqë nuk ka dallime mes Brukselit, Berlinit dhe Parisit në çështjen e dialogut”, i ka thënë një burim nga Brukseli, Vecernje Novostit.

Ndërkohë, Novosti e ka pyetur edhe zëdhënësen e Mogherinit, Maja Kocijancicit, më tepër rreth kësaj çështjeje.

“Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini do të jetë në Berlin në takimin e organizuar nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kocijancic.

Sipas saj, takimi në Berlin do të shërbejë si një mundësi për të zgjidhur problemet që janë paraqitur në dialog  dhe për të folur lidhur me bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...