11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Në tremujorin e dytë, të vitit 2021 gjithsej janë regjistruar 2 813 ndërmarrje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021gjithsej janë regjistruar 2 813 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2021) ka një rënie për (-4.55%) të ndërmarrjeve të regjistruara, ndërsa, krahasuar me TM2 2021 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 17.84% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021gjithsej janë regjistruar 2 813 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2021) ka një rënie për (-4.55%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me TM2 2021 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 17.84% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 791 ndërmarrjeve të regjistruara (28.12%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 360 ndërmarrjeve të regjistruara (12.8%); Prodhimi me 303 ndërmarrjeve të regjistruara (10.77%); Ndërtimtaria me 273 ndërmarrjeve të regjistruara (9.7%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 256 ndërmarrjeve të regjistruara (9.1%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 707 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor (96 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 63 sosh (2%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 30 ndërmarrje të regjistruara (1%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 12 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, ishte vetëm një (1) ndërmarrje e regjistruar gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 823 ndërmarrje të regjistruara (29.26%); Prizreni me 263 ndërmarrje të regjistruara (9.35%); Ferizaj me 219 ndërmarrje të regjistruara (7.79%); Gjilani me 151 ndërmarrje të regjistruara (5.37%); Gjakova me 131 ndërmarrje të regjistruara (4.66%) dhe Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4.27%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...