18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Në varrimin e 39-vjeçares që u vetëmbyt në lumin Buna ishin të pranishëm vetëm disa familjarë

Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.

Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.

Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje, pa lot e deklarata, raporton Top Channel.

Ditën e djeshme u mbyllën kërkimet pesë ditore për gjetjen e trupave të 39-vjeçares dhe tre fëmijëve të saj, e që trupi i saj ishte ai i fundit që u gjet.

Lidhur me rastin, në paraburgim ndodhet bashkëshorti i saj, pasi i njëjti dyshohet se ka shkaktuar veprën penale “Shkakim i vetëvrasjes”./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...