Tërmetet mbeten “testuesit” e vetëm të objekteve që janë ndërtuar në dy dekadat e pas luftës në Kosovë, ku janë shpërfillur shpesh rregulla bazë të ndërtimit, raporton emisioni “Udhëve” në televizionin publik të Kosovës.
Halim Sinani, është me profesion inxhinier i ndërtimtarisë. Ai është banor në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku në vitin 2010 kishte blerë një banesë derisa po ndërtohej. Por, që nga ajo kohë ai ende nuk ka arritur ta bëjë bartjen e pronësisë së banesës që ka blerë.
“Kjo banesë që 10 vite është në funksion. Por investitori nuk iu ka përgjigje qysh duhet në këtë banesë. Pikë së pari tash me Termokosin kemi pasë problem. Banesën e kemi ble në ndërtim. Mas kontratës kemi banu këtu. Ka pasë mirëmbajtjen deri në shtator 2022”, thotë ky banor.
Para një viti, sipas tij, ndërtuesi kishte ftuar banorët që të koordinoheshin rreth pranimit teknik. Por, ai kishte ndryshuar planin dhe kishte filluar procesin e legalizimit, raporton emisioni Udhëve në RTK.
Në vend të pranimit teknik, kompanitë kalojnë në legalizim
Sinani thotë se është e pakuptimtë që një objekt që është ndërtuar me leje tashmë duhet t’i nënshtrohet procesit të legalizimit, në vend se i njëjti të pranohej teknikisht.
Lajmi i plotë në EO. /Njeshi/