Albin Kurti, kryeministri i Kosovës sonte regjistroi një nga paraqitjet e rralla televizive në mediat vendore.
Megjithatë, është parë një reagim interesant përderisa Kurti ishte në intervistë, reagoi deputeti që shihet çdo herë e më larg grupit parlamentar të VV-së, Eman Rrahmani.
Rrahmani, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, shpërndau një thënie të Alija Izetbegoviç, në të cilën kërkohet që popullit t’i tregohet e vërteta, pavarësisht se sa e shëmtuar mund të jetë ajo.
Kjo shihet qartë se ishte e destinuar për Kurtin, duke aluduar kështu se marrëveshja e arritur në Ohër ka diçka tjetër në krahasim me atë se çka po proklamon shefi i ekzekutivit.
Gjithsesi, marrëveshja do duhet të kalojë në Kuvend, atëherë mbetet të shihet se cila do të jetë vota e secilit deputet veç e veç./Njeshi/