Të krishterët katolikë në Kosovë festojnë Pashkët. Në vigjilje të kësaj feste sonte në orën 21:00 do të mbahet mesha solemne e Pashkëve në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e ipeshkvisë.
Gjithashtu nëser në ditën e Pashkës, në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’.
Ndërsa në orën 19:00 organizohet pritja solemne e Pashkës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’./Njeshi/