-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Në Zallq të Istogut gjenden mbetjet mortore të një fëmije që dyshohet të jetë vrarë gjatë luftës

Në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, respektivisht afër varrezave të këtij fshati, janë gjetur mbetjet mortore të një të riu.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë identifikuar mbetjet mortore të një të riu në moshë mes 7 deri në 12 vjet.

“Identiteti do të bëhet i ditur pas analizave të ADN-së që do të bëhen ditët në vazhdim”, tha Gërxhaliu.

Ndërkaq, Arben Emini nga Departamenti për Identifikim në kuadër të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se me urdhër të prokurorit, ekspertët kanë dalë në vendin e ngjarjes, në varrezat e fshatit Zallq, dhe arritën të nxjerrin mbetjet mortore të këtij të riu.

Shtoi se trupi ishte i mbështjellë me batanije dhe kishte çorape të cilat nuk u dekompozuan dhe lënë të kuptohet se mbetjet mortore mund t’i përkasin luftës së fundit por që shkaqet e rrethanat e vdekjes do të përcaktohen ndërkohë.

Përndryshe, ekspertët e mjekësisë ligjore nga 5 marsi kanë filluar të dalin në terren për gërmime të reja./Koha/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...