Në aksidentin tragjik, që ndodhi të shtunën në afërsi të këtij fshati, humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope, babai me dy djemtë.
Pas këtij aksidenti kryesia e Bashkisë e Lokale e Zhurit ka vendosur, që në nderim të viktimave, të dielën, ditën e varrimit ta shpallë ditë zie. Kanë ngushëlluar familjen Sope, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë institucional e politik. /Njeshi/
]]>