26.1 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Nedim Bajrami: Nuk e dija qe e shënova rekord, nuk kam kohë të mendoj për golin

Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi ndaj Italisë, me golin e shënuar nga Nedim Bajrami që në minutën e parë.

Në aksionin e parë, Shqipëria arriti që të shënojë pasi gabimit të Federico Dimarcos dhe Antonio Bastonit, ku Bajrami pranoi topin në zonë dhe shënoi për 1-0

Goli u shënua në sekondën e 23-të nga Bajrami, që është goli më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.

Bajrami ka thyer rekordin për golin më të shpejtë ndonjëherë që e mbante Dmitri Kirichenko prej 67 sekondash, të vendosur në ndeshjen Rusi – Greqi në vitin 2004.

Goli i Bajramit është vetëm lojtari i dytë që shënon Shqipëria në një turne ndërkombëtar.

Pas ndeshjes Bajrami, i cili theu rekordin për golin më të shpejtë në Evropian ndonjëherë që e mbante Dmitri Kirichenko prej 67 sekondash, tha se nuk e dinte se theu rekordin.

“Për mua ka qenë ënderr të luaj me Shqipërinë, shënova golin nuk e dija qe e shënova rekord, por s’ka rëndësi, s’kam kohë me mendu për golin. Duhet me u përgatit për ndeshjen tjetër”, tha Bajrami.

Ai tutje shtoi se humbja erdhi pasi Italia është ekip i fortë, por potencoi se do të flasin më ekipin për të parë se çfarë mungoi.

Ndryshe, ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta luajë ditën e mërkurë ndaj Kroacisë, ndërsa Italia do të ketë punë me Spanjën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...