20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Nehat Thaçi takon ministrin Selimi, flasin rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, ka takuar sot ministrin e Drejtësisë, Selimi Selimin, të cilin e informoi për punën, sfidat dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së.

Në njoftimin e bërë për media nga SHKK thuhet se Thaçi e njoftoi ministrin Selimi rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”.

“Plani ka për qëllim parandalimin e përhapjes së Pandemisë COVID-19 në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në anë tjetër, ministri Selimi i ofroi mbështetje të plotë, drejtorit Thaçi, veçanërisht në rritjen e efikasitetit të mekanizmave të sistemit juridik, modernizimit dhe digjitalizimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.


Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...