8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Nën organizimin e Komunës së Pejës, fillon sot panairi tradicional “Qendro për fundjavë, përjeto Pejën”

“Qendro për fundjavë, përjeto Pejën”, është ky panairi tashmë tradicional i cili çdo
vit i jep gjallëri dhe atmosferë festive qytetit të Pejës, në këto ditë të nxehta vere.

Panairi i cili zhvillohet në qender të qytetit me datë dhe fillon sot, ndërsa zgjatë edhe nesër dhe pasnesër, kurse të gjithë qytetarët, mund të bashkohen bë këtë festë verore.

Ky organizim, zhvillohet nën organizimin e Komunës së Pejës dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonimik.

Turizmi, punime artizanale e produkte të tjera vendore, që do te jenë të pranishëm
do të shpalosin pun֝ët dhe ofertat e tyre për vizitorët e shumtë posaqërisht për
bashkëatdhetarët që po qendrojnë në qytetin tonë.

Nderkohë që pjesëmarrësit do të informohen me produketet e ofertat e ndryshme, gjatë këtyre tre netëve qytetarët do te kenë mundesi te shijojnë atmosferen e mrekullueshme që do të percjellin grupet e njohura muzikore dhe DJ të ndryshem të cilët do të performojnë muzike live për pjesëmarrësit.

Panairi do te startoj me datë 28Korrik ë orën 18:00 ndërkohe do vijoj nga mesdita
në ditët në vazhdim.

Jeni të mirëpritur të përjetojmë së bashku momente të mrekullueshme të Pejën tonë
të bukur.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...