Kryministri Albin Kurti sot ka qëndruar në Mitrovicë duke zhvilluar një sërë aktivitetesh.
Atje me këtë rast, ai edhe kaloi në zonën veriore, ku dhe u pa të ecte në Urën e Ibrit, ndërsa siç tregon edhe fotografia e momentit, mbante një çadër të hapur si rezultat i reshjeve të shiut. Kurti aty shihet i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Njeshi/