15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Nën udhëheqje të prof. Hysen Nimanit, Kori i Fakultetit të Arteve sonte performon në Tiranë

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ vazhdon me sukesin e radhës.

Mbrëmjen e sontme (14 Maj 2024), nga ora 19:00, ky Kor, nën udhëheqjen e Prof. Hysen Nimanit do performojë në Tiranë, në hollin e Universitetit të Arteve atje.

Paraqitja e Korit pejan, bëhet me ftesë të Universitetit të Arteve të Tiranës.

‘Është nderë i madh për mua si dirigjent dhe me padurim pres që ta realizojmë këtë koncert pas një pune intensive së bashku me studentët, ju njoftoj gjithashtu se së bashku me korin do të realizojmë disa koncerte radhazi në destinacione të ndryshme.’-ka thënë me këtë rast, drejtuesi i këtij Kori, prof. Hysen Nimani.

Për ngjarjen ka folur edhe prof. Mimoza Pajaziti-Dranqolli.

‘Shumë e lumturë që do jem pjesë e Koncertit, ku do të performojnë Kori i Fakulteti i Arteve të përbërë nga studentët e mrekullueshëm nën udhëheqjen e dirigjentit Maestro Hysen Nimani dhe unë si shoqëruese në piano.’-ka thënë ajo./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...