Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë është arena e super përballjes ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Nënkampionët e Kosovës do të synojnë sot “hakmarrjen” pasi suharekasit në fund të edicionit të kaluar, fituan në fushën e llapjanëve duke fituar titullin e kampionit.
Ky duel i vlefshëm për xhiron e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion, derisa komentator do të jetë Andi Shabani.
Aktualisht të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 13 pikë dhe ky ballafaqim mund ta determinojë edhe ekipin që do ta kryesojë renditjen tabelare, në rast se Malisheva nuk fiton ndaj Suharekës.
Në kuadër të kësaj xhiro, Drita dhe Gjilani barazuan të shtunën 1-1, kurse Prishtina e mundi Feronikelin’74 me rezultat 2-0, kurse të premten Ferizaj korri fitore kundër Dukagjinit, 2-1. /Njeshi/