29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Nënkoloneli britanik: Forca e Kosovës, në rrugë për anëtarësim eventual në NATO

Nënkoloneli i Ushtrisë Britanike, John Hunter, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes britanike në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka folur për mbështetjen e dhënë nga Ushtria Britanike, Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst, Akademia e Mbrojtjes dhe Komandanti i Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes (RCDS) gjatë 25 viteve të fundit dhe bashkëpunimin aktual me FSK-në.

Në një video-mesazh të publikuar në llogarinë “UK Defence in Kosovo” në platformën X, nënkoloneli Hunter tregon se kjo është hera e katërt që vjen me mision në Kosovë.

“Hera e parë ka qenë në vitin 2000, menjëherë pas intervenimit të NATO-s, prandaj kam pasur privilegjin të shoh shumë zhvillime në këtë vend”, thotë Hunter mes tjerash.

Këshilltarët Bilateralë të Mbretërisë së Bashkuar, thotë ai, kanë qenë shumë të rëndësishëm në ndihmën që i është dhënë FSK-së për tranzicion nëpër ndryshme të mëdha, “nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Forcë të Sigurisë së Kosovës, dhe tani në një forcë të armatosur që i plotëson standardet e NATO-s”.

“Kosova po ecën në rrugën drejt pasjes së një force e cila nuk do të jetë vetëm në gjendje të realizimit të sfidave të sigurisë të vendit, por gjithashtu të jetë një vend kontribuues me trupa në misionet dhe stërvitjet e udhëhequra nga NATO-ja me aspirim për anëtarësim eventual në Aleancë”.

“Si shembull se sa shumë është zhvilluar forca, FSK-ja aktualisht ka një ekip të bashkuar për një njësit të Ushtrisë Britanike në Mbretëri të Bashkuar të cilët po ofrojnë trajnime këmbësorie për ushtarët ukrainas si pjesë e mbështetjes britanike për Ukrainën. Ky ekip udhëhiqet nga një oficer i FSK-së i kualifikuar nga Sandgurst dhe të gjitha raportet mbi performancën e ekipeve të FSK-së kanë qenë të jashtëzakonshme, duke treguar nivelin më të lartë profesionalizmi dhe mjeshtërie”, përfundoi Nënkoloneli i Ushtrisë Britanike, John Hunter, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes britanike në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK)./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...