6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Nënkryetari i Prishtinës për vendosjen e kamerave: Do të ketë qasje vetëm Policia e Kosovës

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka treguar se si ka ardhur vendimi për vendosjen e kamerave inteligjente në Prishtinë dhe se a e shkelin Komuna e Prishtinës privatësinë e qytetarëve të Kosovës me këtë projekt.

Menaxhimi i kamerave të kryeqyteti sipas Zogajt, do të merret nga Policia e Kosovës.

“Ato do të monitorohen nga Policia e Kosovës, ata do të jenë përgjegjës për pjesën e monitorimit. Komuna e Prishtinës do të ketë qasje në të dhëna por për nga pjesa privatësisë, e monitorimit dhe gjobave është krejtësisht Policia e Kosovës ajo që e menaxhon”, ka theksuar Zogaj.

“Në fakt është ma shumë sesa vendim se ne kemi vazhduar dhe me procedurat e prokurimit e të blerjes dhe i kemi përfunduar ato procedura. Andaj është nga lajmet e mira të këtij vitit që në Prishtinë, më në fund po vendosen kamerat e sigurisë dhe kjo ka për qëllim për ta rritur sigurinë në kryeqytet”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se këto kamera do të shërbejnë për ta rritur sigurinë publikë në Prishtinë pasi sipas Zogajt, këto kamera do të përdoren për ta monitoruar jo vetëm komunikacionin por dhe vjedhjet në Prishtinë.

Moderatorët e emisionit e Rreth e Rrotull në RTV Dukagjini, kanë pyetur se në cilat pjesë të kryeqytetit do të vendosen këto kamera dhe sa është numri i tyre?.

Zogaj është përgjigjur duke ka thënë se “ka qindra të tilla dhe se është bërë një plan që këto kamera të vendosen kryesisht në vendet që ka frekuentim me të madhe të qytetarëve, p.sh siç janë udhëkryqet, në sheshet kryesore dhe në parqe, sepse e kemi për qëllim që parqet t’i rrisim sigurinë”, ka shtuar Zogaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se Komunës së Prishtinës nga projekt i intereson që kryeqytetit të jetë sa me i sigurt.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...