26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin

Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklaruar se me presidenten Vjosa Osmani në takimin e sotëm kanë biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo, në konferencën e përbashkët për media, ka deklaruar se Kosova duhet të vazhdojë përpara me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne diskutuam për hapin esencial të Kosovës në rrugën euroatlantike që Kosova të vazhdojë përpara në aspektin strukturor me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

“Ne diskutuam për investimet, për të rinjtë, edukimin dhe trajnimin për të një të ardhme demokratike në Kosovë. Një të ardhme që gjenaratat e tanishmë janë duke punuar”, ka thënë Allen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...