27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Nënsekretarja nënvizoi marrëveshjet me Serbinë, Kurti shkruan për reformat dhe MCC-në pas takimit

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth M. Allen, sot është pritur në takime të ndara fillimisht nga presidentja Osmani e më pas nga kryeministri Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Allen shkroi në “X” se Kosova dhe Serbia duhet t’i zatojnë të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut.

Ndërkaq, Kurti ka shkruar se kanë diskutuar për reformat demokrative dhe programin e MCC’së.

“Kënaqësi të takohem me nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen. Diskutova reformat e gjera demokratike të bëra në vendin tonë dhe mbështetjen kryesore të SHBA-së dhe @MCCgov për të ndihmuar këtë tranzicion pozitiv në të gjithë sektorët”, ka shkruar Kurti në “X”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...