4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Nënshkruhet kontrata, Peja po bëhet me një Zip Line të ri

Komuna ne Pejës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Zip Line-it në zonën e Lipës. Përmes këtij projekti Peja me zonat malore do të ofrojë një atraksion për turistët dhe duke kontribuar në rritjen e turizmit malor në Komunën e Pejës.

Ky projekt pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm.

Sipas të dhënave për këtë projekt Komuna e Pejës e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Engineering Group” SH.P.K. me çmim mbi 159 mijë euro.

Përshkrimi i Projektit:

Projekti përfshin ndërtimin e një Zip Line me gjatësi prej 315 metrash, e cila do të përmbajë një zonë startuese dhe një zonë të caktuar. Zona startuese do të përfshijë një strehë për të mbajtur pajisjet e Zip Line dhe një shtëpi/depo për ruajtjen e pajisjeve.

Konstruksioni i strehës do të përdorë profile të celikut dhe një mbulesë të plastifikuar llamarinë, ndërsa mveshja e strehës do të jetë e bërë me llamper druri. Fundamentet do të jenë nga betoni i armatosur, ndërsa shtegu dhe platea rreth strehës do të jenë të shtruara me gurë natyral. Në anën e caktuar të Zip Line, do të instalohet një portal prej profileve të celikut për frenimin, me një distancë prej rreth 10 metrash deri te streha. Streha e plateasë do të jetë e realizuar në mënyrë të ngjashme me zonën startuese.

Përfundimisht, ne besojmë se ndërtimi i këtij Zip Line do të sjellë përparim dhe zhvillim në zonën tonë, duke ofruar një atraksion tërheqës për turistët dhe duke kontribuar në rritjen e turizmit malor në Komunën e Pejës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...