11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendrore

Është nënshkruar kontrata në vlerën e 3 milionë eurove me kompaninë “Dino sh.p.k” për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore në Prishtinë. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet për realizimin e këtij projekti, do të nisin brenda ditësh.

“Kjo do të mundësojë që Qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni”, ka deklaruar Rama.

Kryetari Rama ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të publikojë edhe kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të transformojnë Prishtinën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...