17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Franca do të kenë bashkëprodhim kinematografik

Festivali i Filmit në Kanë ka nisur me edicionin e 75-të më 17 maj dhe do të zgjasë gjithsej 12 ditë deri më 28 maj.

Sot (e shtunë) në Kanë u bë e ditur se Kosova dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik.

Lajmi është njoftuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Facebook.

“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve”, ka thënë ai.

“Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, vazhdoi më tej Çeku.

Çeku duhet theksuar që javë më parë pranoi një letër të ministres franceze të kulturës, Roselyne Bachelot – Narquin, përmes së cilës ajo konfirmoi vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...