6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Nënshkruhet marrëveshja mbi 80-milionëshe për ngrohtoren diellore në Prishtinë

Ministria e Financave dhe “Termokosi” kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 80 eurove për ndërtimin e ngrohtores diellore në kryeqytet. Ndërtimi i saj do të bëhet nëpërmjet marrëveshjes me BERZH-in që i ka ndarë 23.2 milionë euro, KfW-ja 31.6 milionë euro, granti i Bashkimit Evropian 21.5 milionë euro dhe kontributi i Qeverisë, 4.4 milionë euro.

Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti te ngrohjes solare në Prishtinë ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike te Termokosit deri në 50 MW. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas përfundimit të projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministri Hekuran Murati ka deklaruar se ndërtimi i ngrohtores do të jetë investimi më i madh në rajon “sa i përket prodhimit të energjisë termike nga energjia diellore”

“Ky projekt mundëson që më shumë qytetarë të kenë ngrohje në shtëpitë e tyre me çmim më të volitshëm dhe në të njëjtën kohë ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, ka thënë Murati.

Ndërsa, nënshkrimin e marrëveshjes e ka quajtur historik kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se nëpërmjet ngrohtores “garantohet fuqizimi i komunitetit dhe nxitet rritja ekonomike”.

Aambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shtuar se ngrohtorja diellore ofron kapacitet të shtuar të ngrohjes, e përfaqësuesi i BERZH-it, Sergiy Maslichenko, ka shtuar se ky projekt është shembull i mirë i bashkëpunimit mes akterëve.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...