Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të zhvillojë sot konferencë për media.
Në njoftim bëhet e ditur se pritet që të nënshkruhet Marrëveshjes për Transportin Ajror me Arabinë Saudite.
Kjo pritet të ndoddë, me fillim nga ora 12:00.
“Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën për media të z. Liburn Aliu, ministër i MMPHI-së, ku do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Transportin Ajror me Arabinë Saudite.”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Njeshi/