Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, qysh në orët e mëngjesit të së enjtes kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur gjatë këtij aksioni nëntë persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi dyshohen kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, paranë publike.
Sipas të njëjtave burime, të arrestuarit janë anëtarë të bordit të ndërmarrjes, zyrtarë si dhe ish-zyrtarë.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e këtij aksioni, por nuk kanë dhënë shumë detaje.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera”, ka deklaruar zëdhënsi i policisë, Bajram Krasniqi/Njeshi/