4.7 C
Pec
E martë, 28 Nëntor, 2023

Nëntë të vdekur nga stuhia në Turqi

Ekipet e shpëtimit në Turqi vazhduan kërkimet për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë. Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli.

Anija ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit. Turqia u godit nga stuhi të fuqishme të dielën, ndërsa moti i stuhishëm me shi ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri ditën e sotme në mëngjes/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...