24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Nënvarianti i ri i Omicronit shfaqet edhe në Greqi – raportohet për 108 të vdekur dhe mbi 20 mijë raste të reja

Greqia i është shtuar listës së vendeve ku është zbuluar nënvarianti i ri Omicronit, i cili tashmë është përhapur gjerësisht në Danimarkë dhe disa vende të tjera evropiane. Sipas mjekeve ajo që dihet është fakti që ky nënvariant i ri, qëndron i fshehur dhe nuk zbulohet lehtë nga testet diagnostike.

Greqia njoftoi se gjithsej 20,507 raste të reja me coronavirus ishin diagnostikuar në të gjithë vendin të premten, ndërsa 108 persona kishin ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Rritja e shkallës së vdekjeve në Greqi, e cila është më e lartë se shumica e vendeve evropiane, madje edhe në SHBA, ka shkaktuar shqetësim të madh në vend.

Numri i pranimeve të pacientëve të rinj me coronavirus në spitalet greke të premten shkoi në 467, duke shënuar një rënie ditore prej -7,71 për qind.

Numri mesatar i pranimeve gjatë shtatë ditëve të fundit ishte 512 pacientë. Ndërkohë, të premten janë 679 persona në ventilatorë në të gjithë Greqinë, duke treguar një rënie prej nëntë nga një ditë më parë.

Ndryshe, Greqia deri më tani ka regjistruar mbi 1.7 milion raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur mbi 22 mijë njerëz./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...