18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

‘Nëpër telat e telefonit’ nga zëri i paharruar i Luan Hajrës (VIDEO)

Luan Hajra është këngëtar i cili indentifikohet me zhanrin e muzikës popullore qytetare.

Hajra ka lindur më 31 korrik të vitit 1949, në qytetin e Mitrovicës. Fillet e karrierës së tij kanë qenë qysh në moshën 12-13 vjeçare, duke marr pjesë në dasma. Talentin e tij për të kënduar e kishin hetuar orkestra e Sali Currit, për ta bërë më vonë edhe pjesë të aktivieteve të tyre.

Ai nuk ka kryer asnjë shkollë për muzikë, e megjithatë ai arriti të krijonte këngë me të cilat depërtoi në zemrat e publikut. Përgjatë karrierës së tij ai interpretoi përkrah: Esat Bicurrit, Bashkim Paçukut, Liliana Çavollit, Nexhmije Pagarushës, Bik Ndojës, Shyqri Alushit etj.

‘Dashurova unë një vajzë’, ‘Mbrëmja e maturës’, ‘Na ka çu Dudia letër’, ‘Oda me tavan’, ‘Lulëzoi fusha, lulëzoi mali’, ‘O Zambak’, ‘Kur hana del’, ‘Te dugojë e re’, ‘Po ta marrë kangën me saze’, janë disa prej këngëve nga repertuari i tij.

Ai ka vdekur më 27 shkurt 2022./Njeshi&KultPlus/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...