Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit Idriz Tashevci nën dyshimet për zjarrvënje.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, na kontaktoni direkt në e-mailin [email protected], https://www.facebook.com/KosovoPolice/, aplikacionin “Lajmëro policinë” në Android ose në numrin e telefonit 192”, thuhet në njoftim./Njeshi/