15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

“Nëse nuk mund t’i ndihmoni, mos i dëmtoni”, Dreshaj thotë se ish-krerët e Gjykatës Speciale po dëmtohen nga njerëz joadekuat në debatet televizive

Ish-deputeti dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka thënë se ish-krerët e UÇK-së po dëmtohen nga disa debate joprofesionale televizive.

Sipas tij kjo mund të jetë e paqëllimshme, por dëmi ndaj tyre veç po rritet.

“Nëse nuk mund t’i ndimoni, së paku mos i dëmtoni. Është e sata herë që në debatet televizive të mediave kosovare flet lloj lloj personi të profesioneve të ndryshme të cilët mbase pa qëllim por po bëjnë dëm me deklaratat e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Të flasësh pa fakte e argumente dhe në emër të luftës pa qenë pjesë e saj është dëm për secilin luftëtar të UÇK-së, mbi të gjitha është një argat më shumë për Serbinë që lobon natë e ditë për dënimin e tyre. Prandaj mos i dëmtoni, nëse nuk mund t’i ndihmoni” ka thënë Dreshaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...