23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Nesër betohet kryetari Muhaxheri dhe konstituohet Asambleja e re komunale

Nga ora 10:00 nesër (E Martë), në një seancë solemne të Asamblesë Komunale, kryetari i ri-konfirmuar i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri do të betohet solemnisht për mandatin e III-të në krye të Ekzekutivit.

Po nesër në të njejtën seancë do të konstituohet edhe legjislatura e re e Asamblesë, me mandat 2021-2025.

LDK do të ketë 15 Asambleist, AAK përfaqësohet me 7 Asambleist sikur edhe VV ndërsa PDK me 4 dhe me nga një Iniciativa Boshnjake dhe Iniciativa Boshnjake e Bashkuar.

Përgatitjet janë kryer dhe seanca do ketë karakter solemn, e ku do të ketë edhe mysafir të ftuar.

Seanca do të jetë publike dhe e hapur edhe për media./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...