16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Nesër çerekfinalet e Kupës së Kosovës në hendboll

Garat e Kupës së Kosovës në hendboll, rikthehen të mërkurën me ndeshjet çerekfinale në konkurrencën e meshkujve.

Kjo garë tashmë ka hyrë në fazën më interesante, andaj duelet e çerekfinaleve parashikohet të sjellin sfida joshëse.

Prej orës 18:30 përballen Prishtina – Besa Famgas, ndeshje që do të luhet në Bardhodh. Prishtina do ta kërkojë befasinë e madhe, derisa skuadra pejane llogaritet favorite.

Ndërkaq, prej orës 20:00 luhet ndeshjet Llapi – Kastrioti dhe Vushtrria – Trepça. Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, është favorit i madh në ndeshjen në Podujevë, derisa ndeshje interesante pritet në Vushtrri.

Kurse, Rahoveci kalon direkt në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Vjosës nga garat./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...