5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Nesër dorëzohet kërkesa për kallëzim penal kundër krimeve serbe

Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, nesër do të dorëzohet kërkesa për kallëzim penal kundër krimeve serbe si dhe librin me titull “E vërteta për krimet serbe.

Kështu kanë bërë të ditur përfaqësueset e kësja shoqate në një komunikatë për media.

Kërkesën për kallëzim penal edhe monografinë “E vërteta për krimet serbe”do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale – të Republikës së Kosovës – Departamenti për krime lufte.

Monografia është e përbër nga 1000 faqe dëshmi kundër kriminelëve serbë, të cilët rrëmbyen, vranë dhe zhdukën shqiptarë civilë në Gjakovë, gjatë periudhës 24 mars 1999-12 qershor 1999”, ky libër përmban 151 rrëfime të familjarëve të goditur, të cilët dëshmojnë për më të dashurit e tyre, të rrëmbyer, të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.Transmeton Koha.net.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...