14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Nesër fillon vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi moshën 80 vjeçare

Javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19, mirëpo nga nesër do të fillojë vaksinimi edhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kështu bëri të ditur, Sami Uka, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai bëri njoftoi se deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3.181 persona kundër virusit COVID-19.

“Vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç fillon prej nesër…”, ka thënë, Uka.

Ndryshe, ministri Vitia kishte deklaruar se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka ndonjë efekt anësor serioz, si dhe askush nuk duhet të hezitoj që të marrë këtë vaksinë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...