27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit

Nesër pritet ti jepet lamtumira e fundit, Bujar Bukoshit. Sipas njoftimit nga familja varrimi i tij do të zhvillohet të enjten, më 12 qershor 2025, në ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

“Të martën, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi. Homazhet do të bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, për të nderuar kujtimin e tij, pamja do të bëhet në Grand Hotel Prishtina, nga e premtja deri të dielën (13.06 – 15.06.2025) nga ora 09:00 deri në ora 17:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...