Tre anëtarë të familjes Gashi, e pësuan me fatalitet të dielën pasdite, derisa po ktheheshin me veturë nga Mitrovica për në Pejë.
Në përplasjen me një veturë të Policisë së Kosovës, viktimat, Zarife, Agim dhe Gyltene pësuan lëndime të mëdha, të cilëve nuk iu mbijetuan.
Me anë të një afishe, familjarët kanë bërë të ditur, se ata varrosen nesër në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 14:00. /Njeshi/