5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj

Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media në ora 10:00 për rastin e Liridona Ademjat.

Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj, gjë të cilën ai e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...