0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Nesër mblidhen në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, do të marrë pjesë nesër në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...