12.1 C
Pec
E premte, 24 Mars, 2023

Në Ohër bashkë me Kurtin do të jenë Çeku e Hoti, ja arsyeja

Sytë nesër do të jenë kah Ohri i Maqedonisë së Veriut, aty ku do të mbahet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim bilateral, të mbikëqyrur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të merren vendime të rëndësishme sa i përket propozimit evropian dhe marrëveshjes për Asocicacionin.

Ndërkohë, burime të mediave bëjnë të ditur se në delegacionin kosovar do të jetë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe Andin Hoti.

Teksa Çeku pritet të përfaqësojë Kosovën në diskutimin për Kishën Ortodokse Serbe, Hoti do të bisedojë lidhur me çështjen e të pagjeturve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...